Rreth Meje
Kush është Enno Roshi?
Enno Roshi, këshillues vaktesh, drejtues në shitje dhe mentor për zhvillim personal. Me një përvojë të gjatë në punë me njerëzit, kam vendosur që përmes një qasjeje të shëndetshme, të balancuar dhe realiste, të ndihmoj të tjerët të përmirësojnë veten – jo vetëm fizikisht, por edhe në mendësi.
Sepse besoj thellë që një trup në formë, një mendje e qetë dhe një stil jetese i shëndetshëm janë themeli për të arritur çdo qëllim – në jetë dhe në karrierë.
Çfarë më dallon?
Nuk ofroj dieta të thata
krijoj plane ushqimore të personalizuara.
Nuk jap vetëm këshilla
bëhem pjesë e procesit tënd.
Nuk punoj vetëm me trupin tënd
punoj edhe me mendjen tënde.